back-circle prapa

Mbroitja e mjedisit nga Truly Nolen

Ne e dijmë se detyra jonë është të mbrojmë shtëpinë ose biznesin tuaj nga dëmtuesit duke mbrojtur edhe mjedisin. Ne punojmë për të minimizuar maksimalisht ndikimin tonë në mjedis, duke ofruar një mënyrë jetese pa dëmtues për klientët tanë. Kujdesi ynë ndaj mjedisit dhe klientëve tanë, mbështetet nga zgjedhjet më të mira për kontrollin e dëmtuesve nga praktikat e biznesit deri tek aplikimi i materialit.

Ne shkojmë përtej produkteve që përdorim për të trajtuar dhe parandaluar popullacionin e dëmtuesve. Kujdesi ynë mbështetet operacionalisht duke modifikuar edhe levizjet ditore me makina, duke grumbulluar klientet tanë nëpër zona, si dhe në faturimin, vërtetimet, kontratat etj të gjitha këto në formë elektronike, pa letra dhe ngjyrë.

Truly Nolen ka bërë një sasi të madhe kërkimesh për të gjetur produktet më të mira të kontrollit të dëmtuesve me performancën më të lartë në dispozicion. Ne kemi modifikuar protokollet tona për të adresuar jo vetëm ndryshimet në sjelljen e dëmtuesve përmes Kontrollit të Dëmtuesve tanë në katër sezona, por kemi përfshirë produkte natyrale efektive në protokollet tona të përgjithshme të shërbimit. Truly Nolen kryen testime të të gjitha materialeve të përdorura. Këto teste kanë vërtetuar se materialet natyrale jo vetëm që janë miqësore me mjedisin, por ato kanë edhe rezultatet më të mira nga çdo material kontrollues i dëmtuesve që përdoren zakonisht sot.

Truly Nolen e di që ju jeni gjyqtari i fundit i cilësisë, kështu që kënaqësia juaj është gjithmonë e garantuar.

Ne garantojmë për shërbimet tona, nëse keni ndonje paknaqësi ndaj shërbimeve tona, ne do të trajtojmë pronën tuaj deri sa të ngeleni të kënaqur ose për shërbimin e fundit do të ju kthejmë paratë.