Faleminderit shumë për kontaktin, ne jemi të lumtur të ndihmojmë! Në Truly Nolen Professional, ne jemi gjithmonë në kërkim të partneritetit me profesionistë të pasionuar dhe të përkushtuar me qëllimin për të ofruar Shërbimet për Dezinfektim, Dezinsektim dhe Deratizim. Pavarësisht nëse po kërkoni të filloni një biznes të ri ose të konvertoni biznesin tuaj ekzistues të kontrollit të dëmtuesve, sistemi i partneritetit të Truly Nolen mund t’ju ndihmojë të veçoheni nga konkurrenca.

Përfitimet e Partneritetit

1. Mbi 80 vjet përvojë në këtë industri. Angazhimi ynë i fortë ndaj shërbimit ndaj klientit, inovacionit dhe zhvillimit na bën vërtet lider në këtë lami.

2. Markë e fortë, dhe e njohur. Le të jemi të sinqertë, kush nuk do të donte të drejtonte makinën ikonë të miut? Si një bildboard, makina e miut dhe kamionët tona tërheqin vëmendjen kudo që shkojnë dhe janë një nga burimet tona më të vlefshme të marketingut.

3. Programe të shkëlqyera trajnimi të disponueshme në formate të shumta, duke përfshirë dhe ato online.

Truly Nolen ka kurse që mbulojn pothuajse çdo problem.

4. Planifikimi i biznesit dhe mbështetja e vazhdueshme operacionale.

TrulyNolen e kupton se pjesë e të qenit i suksesshëm është vendosja e qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata të biznesit. Ne do të punojmë ngushtë me ju për të zhvilluar një plan biznesi të arritshëm.

5. Mbështetje teknike e vazhdueshme. Ekipi ynë me shumë përvojë të ekspertëve teknikë, duke përfshirë trajnerë të certifikuar në terren, mund të ofrojnë mbështetje për çdo çështje të bazuar në shërbim.

6. Protokollet e menaxhimit të dëmtuesve të testuar me kohë.

Ekipi ynë teknik ndihet shumë krenar për ofrimin e programeve më gjithëpërfshirëse dhe efektive të kontrollit të dëmtuesve për klientët tanë. Ata janë gjithmonë janë në kërkim të mënyrës për të përmirësuar përvojën e shërbimit.

7. Materialet dhe udhëzimet e marketingut.

Si partner, do të keni akses në departamentin e marketingut të Truly Nolen, bibliotekën e aseteve dhe dyqanin e brendshëm nga materialet e gatshme të printimit te artikujt e personalizuar e deri te këshillat për vendosjen e tyre, ne jemi këtu për të ndihmuar.

8. Sistemet e shërbimit ndaj klientit. Partnerët tanë kanë nevojë për softuer të mirë për të gjurmuar rrjedhën e klientëve, të dhënat e shërbimit etj.

Truly Nolen është krenar që u ofron partnerëve të tij softuerin më inovativ.

    * Fushë e kërkuar