Konkurs per pune
Truly Nolen Shpk është kompani themeluar në vitin 2008 dhe deri më tani ka shtrirë shërbimet në tërë territorin e Kosovës.
Prandaj, Truly Nolen Kosova shpall:
KONKURS
Për rekrutimin të një (1) Zyrtare në Administratë ( Gjinia Femrore )
Përgjegjësitë:
- Kryen punët administrative të ndërlidhura me ofrimin e shërbimeve të kompanisë
(përgatitjen e ofertave; dokumenteve të kontratës, dokumentet e dhënjës së shërbimit) dhe sistemimi periodik i dokumentacionit të klientëve;
- Përgatit ofertat për klient dhe I sistemon në folderat adekuate;
- Përgatit kontratën me klient dhe I sistemon në folderat adekuate;
- Arranzhon kohën ( kalendarin ) e dhënjës së shërbimit dhe kohës se pagesave; pregadit listen e klienteve mujore sipas kontratave dhe thirrjeve, krijon skica per klient.
- Përgatit vërtetimet dhe dokumentet e tjera të dhënjës së shërbimit dhe ruan ato ne folderat adekuat;
- Shtyp faturat dhe vërtetimet si dhe I sistemon në folderat adekuate;
- Ofëron mbështetje të përgjithshme administrative për menaxhmentin;
- Përgatitjen e dokumenteve sipas kërkesave të menaxhmentit;
- Angazhohet në projekte ( tendere ) dhe aktivitete të tjera;
- Ofron mbështetje të përgjithshme administrative për ekipet e shitjes dhe departamentet e tjera;
- (shih me lartë) dhe;
- Prezanton komapaninë tek klientët potencial; rrjete sociale etj
- Në koordinim me ekipin e shitjes mban, përditëson databazën e klientëve;
- Mirëmban, sistemon dhe përditëson dokumentacionin dhe dosjet e kompanisë dhe të të punësuarëve;
- Dokumentet e stafit, lidhur me përgatitjet profesionale; trajnimet etj
- Përgatit dhe sistemon kërkesat për pushimet;
- Mbanë evidencë të vijueshmërisë së punës dhe pushimeve;
- Mbane evidence te stoqeve dhe kerkesat e stafit per furnizime,
- Merr pjesë në proceset që ndërlidhen me ngritjen e kualitetit të shërbimeve;
- Kujdeset që të rrespektoj dhe të implementoj politikat e brendshme të kompanisë;
- Punë të tjera administrative që lidhen me operacionet e kompanisë
- Pranon dhe dorezon pagesat kesh,
- Ben furnizim per materiale per zyre dhe teren,
- Organizimin e trajnimeve
- Thirrje apo dergim emailash tek klientet per cilesine e sherbimeve tona, kerkesa ndaj borxheve.
- Futja e te dhenave dhe sistemimi i tyre ne softweret tane ne koordinim me stafin teknik,
- Kontrollimi i gjendjes se paisjeve, makinave dhe automjeteve te Kompanise,
- Te formoj databaze te klienteve ( Numra telefoni , emaila ) etj
- Te pregadis raport mujor mbi ecurine e puneve te Kompanise,
- Te mer pjese ne takime me kontabilistin.
Kushtet e kërkuara:
- Diplomë universiteti apo kualifikim ekuivalent profesional;
- Përvojë në punë administrative;
- Njohuri të mira të punës me kompjuter, aplikacionet e MS Office (e domosdoshme);
- Njohuri me aplikacionet: Photoshop, Corel Draw, Autocad – e preferuar.
- Shkathtësi të mira ndërnjerëzore dhe komunikative (në të prezantuar dhe të shkruar);
- Njohuri të gjuhës angleze;
- Patent Shofer Kategoria (B)
- Mosha 20 deri 35 vjeq
- si dhe te jete banore e Prishtines.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes adresës elektronike (e-mail) duke dërguar CV-në, referencat në këtë adresë: trulynolen.ks@gmail.com
Telefonatat nuk do te pranohen.
Konkursi është i hapur nga 22.09.2016 deri më 22.11.2016
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.