RRIQËRAT

RriqeraRriqrat janë araknide të vogla që janë shumë të përhapura në disa vende në Kosovë.    Ato janë ekto-parazite që ushqehen me gjakun e zogjve, zvarranikëve dhe gjitarëve, përfshirë njerëzit. Fatkeqësisht mund t’i bartin sëmundjet te njerëzit si Ethet Hemorragjie, Roki, Anaplasmosa dhe Sëmundja e Etheve (Lyme disease).

Në Kosovë janë dy llojet më të përhapur të rriqrave:

Rriqëri këmbë-zezë (Ixodes hyaloma plumbeum) dhe (Dermacentor variabilis).
Ndërtimi i shtëpive në vendet periferike apo pyjore e ka shtuar mundësinë e kontaktit me jetën në natyrë dhe rriqrat.

Por ju mund ta zvogëloni numrin e rriqrave afër shtëpisë suaj duke e ndryshuar ambientin, duke i ndryshuar apo trajtuar vatrat e rriqrave dhe duke përdorur pesticide më pak toksike.
Shumica e njerëzve sëmuren nga ethet hemorragjike te rriqrave nga faza nimfale e rriqrave të cilat janë aktive vonë në pranverë dhe gjatë verës. Prandaj, përpjekjet e kontrollit drejtohen drejt fazës nimfale (e zhvillimi të hershëm).
Rriqëri i llojit Ixodes hyaloma plumbeum i rritur është aktiv edhe gjatë vjeshtës, gjatë ditëve të ngrohta të dimrit dhe në pranverë.

Vatrat natyrore që janë indentifikuar ne Kosovë janë:

Malishevë, Therandë, Prizren, Lipjan, Klinë, Drenas, Gjakovë, Skenderaj, Shtime, Gjilan,  Podujevë, Obiliq, Dragash, Prishtinë.

Sipas statistkave rajoni me i prekur mbetet Malisheva ku janë rregjistruar pickimet më të shpeshta dhe vdekeshmeri të njerëzve nga  rriqërat duke bartur virusin vdekjeprurës të etheve hemoragjike Krime Kongo.
Që nga viti 1999 e deri me tani si pasojë e rriqërave në Kosovë kanë vdekur mbi 50 persona ku 30 prej tyre vetëm në rajonin e Malishevës.

Vetëm në vitin 2013 kanë gjetur vdekjen mbi 5 persona në Malishevë.

Këshillat tona:

– Shmanguni vendeve ku ka rriqëra,
– Nëse keni oborr ateher mbajeni barin e kositur mirë,
– Vishuni në mënyrë të përshtatshme,
– Bëjeni kontrollin e rriqrave dhe mënjanojini ato menjëherë duke u drejtuar te mjeku,
– Kërkoni ndihmë mjekësore nëse sëmureni pas kafshimit nga rriqrat.

Ecni nëpër mes të shtigjeve për t’iu shmangur rriqrave gjatë fërkimit me kaçubat apo gjethet. Gjithashtu është me rëndësi që në oborrin tuaj të mos ketë sipërfaqe të përshtatshme për rriqrat.Barin priteni dhe krasitni kaçubat, sidomos pranë sipërfaqeve ku familja juaj shëtitë apo luan. Minimizoni burimet e joshjes për minjtë të cilat mund të shërbejnë si rezervuare për rriqrat dhe t’i sjellin në oborrin tuaj.

Veshja e përshtatshme

Rriqrat nuk kërcejnë, fluturojnë ose nuk bien nga drurët, por ngjiten për gjethe të rëna ose bar të gjatë. Kjo quhet kërkim dhe paraqitet si reagim ndaj stimulimit siç janë lëvizja, nxehtësia ose përqendrimi i shtuar i dioksid karbonit.

Vishni rroba me ngjyrë të çeltë dhe me mëngë të gjata dhe këmbëza të gjata.

Me këtë ekziston mundësia që rriqrat të shihen  dhe të mos ngjiten në lëkurën tuaj.
Këmbëzat e pantallonave futini në çorape për mbrojtje shtesë.
Hiqni ndonjë rriqër eventual nga rrobat pasi që të hyni brenda, pastaj pastroni dhe thani mirë rrobat e juaja në temperaturë të lartë.
Përdorni preparat insekt mbrojtës në pjesët e ekspozuara të lëkurës sipas rekomandimeve të prodhuesit.

Bëni kontrollin e rriqrave dhe mënjanoni rriqrat shpejtë

Kur të ktheheni në shtëpi ose ktheheni brenda, kontrolloni veten dhe anëtarët e familjes (përfshirë qentë dhe macet) për praninë e rriqrave.

Kafshimet e rriqrave rëndom nuk dhëmbin prandaj njerëzit dhe kafshët e qejfit mund të mos e dinë që rriqrat i janë ngjitur.

 

Stinët aktive:

pranvere

vere

vjeshte

dimer

 

 

 

 

Për më shumë informata rreth eliminimit të tyre na kontaktoni.