Rreth Nesh

Rreth-nesh-logo

HISTORIKU I TRULY NOLEN

Truly Nolen është themeluar në vitin 1938 si një kompani për parandalimin e brejtësve,në Majami të Floridës.
Shërbimi ishte aq i mirë sa që klientët filluan të kërkonin shërbime më të plota duke përfshirë edhe parandalimin e insekteve, zvarranikëve, zogjëve dhe kafshëve të egra.
Falë shërbimeve kualitative në Amerikë kompania Truly Nolen vendosi ta zgjerojë veprimtarinë nëpër botë me një pamje unike dhe shërbime unike.
Truly Nolen ka filluar të japë përfaqësi jashtë Amerikës që nga viti 1950 duke përzgjedhur me kujdes përfaqësuesit sipas standarteve dhe protokoleve të tyre, ndërsa sot Truly Nolen gjendet ne 55 shtet anë mbanë botës duke ofruar gjithnjë shërbime sa më kualitative dhe unike ku do që gjendet.
Truly Nolen në Amerikë çdo vit ndan një fond te posaqëm prej 2 milion Dollar të cilat përdorën vetëm për trajnime, zbulime dhe testime të preparateve kimike më qëllim që shërbimet tona të jenë sa më efikase.

TRULY NOLEN NË KOSOVË

Truly Nolen në Kosovë është prezent që nga viti 2008 me një numër të madh të klientëve.
Ne si përfaqësues, çdo 2 vite duhet të vijojmë trajnimet në: Universitetin Truly në Orlando të Floridës.
Gjithashtu çdo 1 vit na bëhet vizitë nga Departamenti teknik i Truly-t me qëllim të kontrollimit të klientëve aktual, të përdorimit të preparateve kimike dhe të procedurave tjera.
Në këtë mënyrë, ne mund të garantojmë shërbim cilësor të të gjithë klientëve dhe me këtë e mbrojmë reputacionin e Truly Nolen-it.
Ne jemi shendërruar në një kompani novatore e cila beson në cilësi, efektivitet, siguri dhe trajnime.
Kompanitë e tjera per parandalimin e dëmtuesve tek ne por edhe në vende tjera në mbarë botën përpiqen t’i kopjojnë standardet dhe metodat tona, por meqë e dimë që ky biznes është në zhvillim të vazhdueshëm, ne gjithnjë do t’i përsosim metodat tona.
TRULY NOLEN është i certifikuar nga HACCP dhe AIB për përdorim të sigurt të preparateve kimike dhe kjo ka rrol të rëndësishëm sidomos tek prodhuesit ushqimorë dhe konsumatorët e tyre.

Të gjitha preparatet tona kimike janë te aprovuara nga:
EPA USA (Agjensioni për mbrojtjen e ambientit) www.epa.gov

Rreth-nesh-logo2