Shërbimet per dezinfektim, dezinsektim apo deratizim

Ne i kuptojmë nevojat e juaja.
Ju nuk i doni dëmtusit në ndërtesen tuaj, dhe doni që ta minimizoni përdorimin e preparateve kimike në mjedisin tuaj.

Mbroitja në 3 zona nga TRULY NOLEN është zgjidhja për këtë! 

Zona e gjelbër: Perimetri

3

Puna më e madhe e Truly Nolenit përqendrohet në zonën e Gjelbër.
Gjëja më kryesore që t’i mbani dëmtuesit jashtë objektit tuaj është që së pari t’i mbani larg pronës suaj.
Programi i kontrollit tonë fillon me një kontroll të hollësishëm të pronës suaj.
Teknikët tanë i kërkojnë vendstrehimet dhe strofkat potenciale të dëmtuesve:
Drurët, shkurret, llumin, barin, vegjetacionin e kalbur, grumbujt e drurëve dhe të tullave, depot e vogla, vend-qëndrimin e kafshëve dhe burimet e lagështisë etj…të gjitha këto janë burim i shumimit dhe aktiviteteve të dëmtuesve.
Truly Nolen i trajton këto vende me granula, preparate likuide etj, për ta krijuar një zonë mbrojtëse të perimetrit në ato vende të jashtme pra duke e pakësuar popullatën e dëmtuesve përreth objektit.

 

Zona e verdhë: Pikat Hyrëse

4

Zona e verdhë është mbrojtja e fundit e jashtme për ndalimin e pushtuesve që të hyjnë mbrenda.
Kjo zonë fokusohet në vendet përjashta menjëherë pranë ndërtesës, përfshirë  dritaret, dyert, pragjet,pusetat dhe mbledhësit e ujit, pikat hyrëse të kabllove elektrike etj.
Truly Nolen vendosë një shirit lëngu, pluhuri dhe kurthesh etj për t’i ndaluar dëmtuesit që të hyjnë në zonën e kuqe.
Plasaritjet dhe të çarat ku mendohet të ketë aktivitet të dëmtuesve izolohen për tu mos lejuar hyrjen e tyre.

  

Zona e kuqe: Brendia e objektit

5

Është hapësira më kritike e stabilimentit. Vendet të cilat duhet të mbrohen nga kontaminimi. Shkaku i kësaj, do të përdorim vetëm produktet me cilësi afatgjate dhe të sigurt.
Për insektet do të përdorim karrem nëpër strofkat e insekteve.
Për  brejtës në të shumten e rasteve përdorim ngjitësa special, kurtha dhe mjete të tjera mekanike pra rrall herë helme kundër brejtësve. Pra në pak raste përdorim Helm brejtësish brenda mureve të stabilimentieve tuaja.

 

 

Përparësitë tjera nga Truly Nolen

Përparësia më e madhe e shërbimeve tona është që preparatet tona janë  PA ERË.
Njerëzit s’kanë nevojë të largohen nga ndërtesa kur ne e trajtojmë atë ndërtesë.

Era e preparateve kimike nuk i mbytë insektet. Në të vërtetë, erën e shkakton përzierësi me të cilin përzihen preparatet kimike.
Këta përzierës janë më të rrezikshëm për njerëzit se sa për insektet.
Një përparësi tjetër e shërbimeve tona është ajo që e quajmë : “Shërbim jo përgatitor”
Kjo domethënë që klientët tanë nuk kanë nevojë të përgatiten për shërbimin tonë dhe s’kanë nevojë të pastrojnë pasi që ta kryejmë trajtimin. Kjo ju kursen kohën dhe paratë.

Përfitimi

Ne i përdorim mjetet dhe preparatet më të reja,
Nuk përdorim Organofosfate dhe Karbamate dhe pa sperkatje,
Teknikët tanë janë të trajnuar mirë dhe të certifikuar,
Te certifikuar nga HACCP ,
Perdorim sitemin e shërbimeve I.P.M,
Kemi këshillime të vazhdueshme në qendrat tonanë tërë SHBA-të,
Teknikët tanë janë kontrolluar dhe hollësisht është shikuar  historiku i tyre,
Teknikët e Truly Nolenit janë të trajnuar dhe të certifikuar nga drejtorët teknik në Amerikë,
Ne krijojmë partneritet me ju dhe mjedisin,
Ne bëjmë kontrollime të vazhdueshme,
Teknikët tanë i komunikojnë gjetjet e tyre pas çdo vizite,
Ju ofrojmë raport me shkrim për gjetjet tona.