5 Pyetjet tuaja kyqe

 

5 pyetjet kyçe që duhet parashtruar para se ta bëni përzgjedhjen e kompanisë për kontrllin e dëmtuesve.

 

1. QË SA KOHË KOMPANIA MERRET ME KËTË PUNË?

Truly Nolen është prezent që nga viti 1938 duke ju ofruar shërbime qindra mijërave klientëve në tërë botën, që domethënë se mund të llogarisni në ne që do të jemi këtu, për t’ju mbrojtur.
Shumë kompani për kontrollin e dëmtuesve që ekzistojnë tash, nuk do të ekzistojnë pas disa vitesh.
Në fakt, sipas studimeve, vetëm 17% të kompanive të regjistruara sot,do të ekzistojnë ende pas 20 vitesh.

2. A ËSHTË KOMPANIA PËR KONTROLLIN E DËMTUESVE PRO-AKTIVE?

Kompania të cilën e zgjidhni duhet të ketë plan pro-aktiv që t’i mbajë dëmtuesit larg shtëpisë suaj, para se të hyjnë brenda dhe ta kontaminojnë ambientin tuaj jetësor.
Shumë kompani për kontrollin e dëmtuesve janë reaktive, duke i trajtuar dëmtuesit të cilët tashmë e kanë pushtuar pronën tuaj, por kjo nuk i ndalon dëmtuesit për një kohë të gjatë dhe mund ta ndërlikojë problemin.

NE OFROJMË MBROJTJE NË 3 ZONA.

Truli Nolën ka qasje tjetër. Plani ynë mbrojtës i 3 zonave e lufton pushtimin nga jashtë. Duke i trajtuar së pari zonat hyrëse ku nevoja për trajtimin e brendshëm minimizohet shumë.
Fakti është që teknika pro-aktive e Truli Nolënit është aq i efektshëm saqë brendia s’ka nevojë të trajtohet përsëri, dhe trajtimet e jashtme janë më të përshtatshme dhe më të sigurta për ju dhe familjën tuaj.

3. KUSH DO TA KONTROLLOJË DHE TRAJTOJË PRONËN TIME?

    A JANË TË TRAJNUAR DHE TË CERTIFIKUAR?

Personeli ynë që e kontrollon dhe e trajton pronën tuaj, duhet të jenë të trajnuar në mënyrë profesionale dhe vazhdimisht të trajnohen.

SHUMË KOMPANI TJERA PËR KONTROLLIMIN E DËMTUESVE KANË MUNDËSI TË KUFIZUAR TRAJNIMI.

Shumë kompani mbështeten vetëm në seminare të shkurta, takime të herë pas hershme, dhe burime të jashtme trajnimi.
Truli Nolëni i bën këto trajnime në mënyrë të duhur.
Ne jemi kompania e vetme e cila ka stabilimente trajnuese dhe ne shpenzojmë mbi 2 milion dollarë në vit që të përkujdesemi që teknikët tanë ta mbajnë hapin me teknologjinë më të re dhe me teknikat më të avancuara.
Të gjithë profesionistët e Truli Nolënit i nënshtrohen verifikimit rigoroz biografik dhe të përdorimit të alkolit apo drogës dhe vetëm teknikët tanë të certifikuar i ngasin veturat tona unike me pamje miu, që ju të ndiheni të sigurt dhe të keni besim çdo herë që e shihni uniformën dhe teknikët tanë.

4.  A PËRDORË KOMPANIA TEKNOLOGJINË MË TË RE DHE MË TË SIGURT?

 Kompania juaj për kontrollin e dëmtuesve duhet të përdorë teknologjinë më të re dhe më të parrezikshme.
Duhet të dini se shumë kompani tjera në treg nuk kanë leverdi t’i përdorin trajtimet më të përsosura për shtëpinë apo objetin tuaj.
Truli Nolen e ka madhësinë dhe mundësinë për të investuar në produktet më të reja dhe më të mira dhe për t’i testuar në terren për t’u bindur që janë të parrezikshme dhe efikase. 

5. CILA ËSHTË KOSTOJA E SHËRBIMIT TË KONTROLLIT TË DËMTUESVE

Çështja e pestë që duhet konsideruar është natyrisht kostoja.
Ka çmime të ndryshme që ofrojnë kompanitë për kontrollin e dëmtuesve.
Qoftë një biznes i vogël dy personash apo një kompani e madhe, me rëndësi është të kuptohet se për çka paguani.
Fundja, objekti juaj mbase është investimi më i madh i juaj në jetë.
Derisa Truli Nolen mund të mos jetë më i liri në çmim, ne krenohemi që ju ofrojmë vlerë ta madhe për paratë e juaja.
Edhe pse jemi kompani e çmimeve mesatare, ne ofrojmë mbrojtje kulmore.
Falë metodave inovative, ne vazhdimisht zhvillohemi.
Teknologjia e avancuar na mundëson t’i kalojmë kursimet te ju, pa e sakrifikuar cilësinë.

Fundja, ç’të mirë ka nga çmimi i ulët, nëse trajtimi s’ka sukses ose problemi paraqitet përsëri pas një kohe të shkurtë.

Siç e dimë të gjithë, e merr atë për çka paguan.

Me garancinë e Truli Nolënit të kthimit të parave, nuk humbni asgjë.
Vetëm fitoni qetësi të mendjes.

Ja pra, këto ishin 5 pyetjet kyçe që duhet t’i parashtroni para se ta zgjidhni kompaninë për kontrollin e dëmtuesve.
Nëse mësoni për përvojën e kompanisë, filozofinë e trajtimit, teknologjinë dhe çmimet, mbase s’mund të gaboni.
Por, natyrisht, mënyra më e lehtë është të na telefononi neve, ne do të vijmë.
Para se ta zgjidhni një kopani për kontrollin e dëmtuesve,ju sugjerojmë ta shfrytëzoni kontrollimin falas të Truly Nolen.
Do t’ju jepet raporti me shkrim i cili mund të përdoret si doracak për punën që duhet të kryhet në objetin tuaj.
Do ta gjeni këtë raport të jetë mjet i çmuar pa marrë parasysh vendimit tuaj përfundimtar.

Për më shumë informata për shërbimet kulmore të Truly Nolen në kontrollin e dëmtuesve:

049 221 223, 221 224, 221 225
www.trulynolen-ks.com
www.trulynoleninternational.com